Dozat e para të vaksinave të BE-së në Ballkan, do të arrijnë javën e ardhshme

TË FUNDIT

Eurokomisari, Oliver Varhej nëpërmjet një shkrimi në “Twitter” ka njoftuar, se gjatë javës së ardhshme do të arrijnë dozat e para të vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian i ka siguruar për Ballkanin Perëndimor.

Ka njoftuar, se 651 mijë vaksinat parashihet të arrijnë të gjitha gjatë periudhës kohore maj-gusht.

“Javën e ardhshme do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor pasi vaksinat e para Covid-19 të financuara nga BE-ja do të arrijnë në rajon. 651.000 doza të vaksinave Pfizer do të arrijnë nga muaji maj deri në gusht që të rritet fushata e vaksinimit. Ne kujdesemi!”, ka shkruar Varheji.

Ndërkaq mësohet se Varheji në Shkup do të arrijë ditën e martë./TV21