Qatip Osmani nuk është më trajner i Shkëndijës, pasi kryesia ka pranuar dorëheqjen e tij, njoftojnë nga Shkëndija.
“Shkëndija dhe Qatip Osmani ndajnë rrugët. Ndeshja e fundit e sezonit 2022/2023 përballë Rabotniçkit ishte e fundit për trajnerin Osmani në bankinën kuqezi. Tekniku ka ofruar dorëheqjen e tij, e cila është pranuar nga ana e klubit”, shkruhet në komunikatë.
