Dorëhiqen kryetarët e katër komunave veriore

TË FUNDIT

Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.

Danas raporton se dorëheqjet janë bërë sot.

Pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeniq, dhanë dorëheqje edhe kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Bashkë me ta, dorëheqje kanë dhënë edhe kështilltarët komunalë, siç raporton Danas.

Gjithë kjo vjen, pasi Lista Serbe njoftoi të shtunën se po tërhiqen nga të gjitha institucionet e Kosovës./21Media