Presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë, përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Trump foli shkurtimisht për gazetarët duke theksuar se kishte arritur shumë në detyrë dhe se ai dhe bashkëshortja e tij Melania e donin popullin Amerikan.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të betohet në mesditë dhe pritet të nënshkruajë një seri urdhrash ekzekutivë menjëherë pas betimit si presidenti i 46-të i SHBA-ve.
Trump nga Shtëpia e Bardhë do të shpërngulet në Florida ku do të jetojë në rezidencën e tij personale. Vlen të përmendet se Presidenti në largim Donald Trump nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden.
