Pas largimit të avokatëve të mëparshëm, ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka emëruar dy avokat të rinj për të udhëhequr mbrojtjen në gjyqin kundër tij. Avokatët David Schoen dhe Bruce Castor do të kryesojnë mbrojtjen në gjyqin e caktuar që do filloj më 9 shkurt, thonë nga zyra e Donald Trump.
Sipas zyrës së ish-presidentit Trump avokati Schoen tashmë ka ndihmuar Trump dhe këshilltarët që të përgatiteshin për procedurat.
Kujtojmë që dy avokatët Butch Bowers dhe Deborah Barberi nuk janë më pjesë në ekipin e Donald Trump.
