Donacioni i parë i Fondacionit “Enver Maliqi”, dhurohen pako për fëmijë në nevojë dhe dy pajisje për ngrohje

TË FUNDIT

Fondacioni “Enver Maliqi” dhe ndërmarrja “Dogan air condition solutions”(Doan air kondishën sollushën) dhuruan dy donacione të cilat përmbajnë dhurata për Vitin e ri për nxënës në nevojë të cilët u përzgjodhën nga nëntë shkolla fillore të Çairit dhe njëkohësisht dhuruan dy pajisje për ngrohje të sallës Inverterë 7 në Teatrin shqiptar për fëmijë dhe të rinj – Shkup.

 “Për herë të parë Fondacioni “Enver Maliqi” jemi duke bërë për fëmijë, sepse ai edhe ashtu ka qenë shumë që e ka ndjerë veten dobët ndaj fëmijëve. Dhe mendoj që do të kemi edhe projekte të tjera edhe më të mëdha siç ka thënë zoti”, tha Mevlude Maliqi – Pronare e Fondacionit “Enver Maliqi”.

 “Ky fondacion besoj që do ti mbledh të gjitha kompanitë për të donuar, se kemi pasur nevojë edhe tregu ka pasur nevojë për një fondacion siç është Fondacioni “Enver Maliqi” dhe ne si kompani “Dogan air condition solutions”(Doan air kondishën sollushën) do të jemi çdo herë pjesë e Fondacionit “Enver Maliqi”, u shpreh Merita Ramadani Alimi – përfaqësuese e Dogan Air Condition Solutions.

 “Kur ekziston vullneti dhe dëshira asnjë nuk është e rëndë. Çdo gjë shkon me lehtësinë më të madhe ne sot falë Fondacionit “Enver Maliqi” dhe “Dogan air condition solutions” e bëmë teatrin një oazë shumë të bukur dhe i lumturuam fëmijët si me shfaqe poashtu edhe me atë surprizën pas shfaqjes e cila ndodhi me baba dimrin dhe me dhuratat”, tha Diana Toska – Drejtoreshë e Teatrit Shqiptarë për Fëmijë dhe të Rinj – Shkup.

error: Content is protected !!