Don Destani publikoi këngën e tij të re, “Mesnata”

TË FUNDIT

Don Destani, është këngëtari tetovar që po bëhet një emër i spikatur në industrinë muzikore. Edhe pse ka vetëm tri vite në muzikë, këngët dhe zëri i tij kanë fituar zemrat e shumë dëgjuesve.

Ditë më parë, Don Destani publikoi këngën e tij më të fundit të titulluar “Mesnata”. Të njëjtën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale dhe mund ta dëgjoni në linkun më poshtë:

Don Destani debutoi me këngën “Angelina”, pastaj solli për adhuruesit e muzikës së tij, këngët: “Corona”, “Loco”, “Dinake”, “Bugatti”, “Sekrete”, “First Kiss”, “Vitamin A”, “Mi amore” etj dhe arriti mijëra klikime në YouTube.

Pavarësisht se shumë i ri, Don Destani, me stilin e tij të veçantë, po arrin të krijojë një identitet unik në skenën muzikore shqiptare.