“Domatet nuk guxohet të shiten më shtrenjtë se 70 den/kg”, Qeveria ngrin çmimet për disa pemë dhe perime

TË FUNDIT

Qeveria sot mori vendimin me të cilin ngrihen çmimet e 11 llojeve të frutave dhe perimeve. Vendimi, me të cilin janë përfshirë domatet, trangujt, qepët, lulelakra, specat, grosha, thjerrat, bananet, portokajtë, mandarinat dhe limoni, do të vlejë nga 5 prilli deri në fund të këtij muaji.

Siç kumtojnë autoritet e ekonomike pranë Qeverisë, domatet e freskëta do të kushtojnë maksimum 70 denarë, trangujt, 75, qepët, 60, lulelakra 70, specat 90, grosha 75, thjerrat 110, bananet 70, portokajtë 55, mandarinat 60 dhe limoni 55 denarë.