Dojçe bank u pajtua para një gjykate amerikane që të paguajë dënim me vlerë mbi 100 milionë dollarë, me qëllim që të shmang proces penal pas akuzës se ka qenë pjesë e rrjetit korruptiv ndërkombëtar për marrjen e bizneseve në Arabinë Saudite.
Avokatë të Dojçe bank, e cila prej paradokohe ka lidhje afariste me presidentin amerikan Donald Tramp, e kanë konfirmuar këtë në video-konferencën me gjykatën federale amerikane në Nju-Jork.
Sipas dokumenteve gjyqësore, Dojçe bank i ka korruptuar ndërmjetësuesit, me qëllim që të marrë biznese në Arabinë Saudite, duke i deklaruar pagesat si “taksa shoqëruese”.
Zëdhënësi i bankës, Den Hanter deklaroi se marrëveshja për ndërprerje të ndjekjes penale tregon se kompania ka marrë përgjegjësi për hapat e saj dhe bashkëpunimi i saj me autoritetet federale amerikane “e shpreh transparencën dhe gatishmërinë e bankës që këto çështje t’i lë larg pas saj”.
