Dogana e Kosovës sekuestroi 123,400 € në një veturë me targa të huaja

TË FUNDIT

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policia Kufitare e Kosovës, ka parandaluar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Gjatë kontrollit të një automjeti me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas rumun me katër udhëtarë, fillimisht u zbuluan 32,500 euro të padeklaruara në një çantë dore. Pas kontrollit të detajuar, në pjesë të fshehura të automjetit u gjetën edhe 90,100 euro dhe 4,187 lei rumunë.

Në total, u sekuestruan 122,600 euro dhe rreth 800 euro në valuta të tjera. Rasti është dërguar për hetime të mëtejme, ndërsa autoritetet rikujtojnë se çdo shumë mbi 10,000 euro duhet të deklarohet me ligj.