Do të subvencionohen pajisjet e gazit në vetura, hapet thirrja!

TË FUNDIT

Qytetarët prej sot do të instalojnë pajisje për LPG, metan ose lloj tjetër të karburantit alternativ në automjetet e tyre dhe do të mund të realizojnë të drejtën e kthimit të 50 për qind të mjeteve për ndërtimin e pajisjes së gazit, por jo më shumë se 18 mijë denarë, ose 300 euro.

Për këtë qëllim Ministria e Ekonomisë sot do të shpallë thirrje publike për subvencionimin e një pjese të shpenzimeve që do të zgjasë 60 ditë dhe do të zhvillohet sipas parimit “i parë i ardhur, i parë i shërbyer”. Kompensim të një pjese të shpenzimeve do të zhvillohet vetëm për një automjet në një familje. Për këtë masë të buxhetit të ministrisë së Ekonomisë janë paraparë 11 milionë denarë ose 178.000 euro me çka do të mund të përfshihen rreth 600 qytetarë.

“Pronarët e automjeteve të prodhuara nga viti 2005 e këndej duhet të kryejnë blerje dhe instalim të pajisjes për funksionimin e LPG-së, metanit apo llojit tjetër të karburantit alternativ në automjet nga dita e shpalljes së thirrjes publike në disa nga firmat të cilat kryejnë shitje dhe instalim të pajisjeve të këtilla”, shpjegoi dje ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Me automjetin e tillë të ripërpunuar, pronari duhet t’i drejtohet Shërbimit teknik që do të konstatojë ripërpunimin dhe pronari do të udhëzohet në MPB ku duhet të paraqitet ripërpunimi. Në MPB pronarit i jepet referencë, që ia dorëzon shërbimit teknik, në mënyrë që të mund të ushtrohet kontrolli i përputhshmërisë së ripërpunimit të bërë. Shërbimi teknik e kontrollon automjetin, përpilon procesverbal dhe lëshon vërtetim për përputhshmërinë e pajisjes së instaluar (i njohur si ATEST) dhe letër përcjellëse.

Me vërtetimin dhe letrën, pronari niset në sportelit të MPB-së (në shërbimin teknik ose stacionin për kontrolle teknike) ku merr leje të re të qarkullimit në të cilën është evidentuar ripërpunimi, respektivisht se është montuar pajisje me fuqi lëvizëse në GLN, metan ose ngjashëm. Procedura nga momenti i ardhjes në shërbimin teknik deri në lëshimin e lejes së re të qarkullimit nuk zgjatë më shumë se 2 deri 3 ditë. 

TË NGJAJSHME