Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot ka paralajmëruar rikonstruimin e tre pavionëve të Spitalit të specializuar për parandalim, mjekim dhe rehablitim të mjekimeve kronike, respiratorë, jospecifik dhe alergjik në Oteshevë.
Ai ka shpjeguar se ky spital është i vetmi i këtij lloji në shtet, mu për shkak të specifikave të rajonit që kontrubojnë në trajtimin e pacientëve që kanë probleme kronike, respiratore dhe alergjike.
“Pas katër vitesh ky institucion merr përkrahje për rinovim dhe së shpejti do të fillojë procesi i rikonstruimit”, ka thënë ministri Filipçe i cili sot e ka vizituar spitalin me rastin e 40 vjetorit të hapjes së saj.
Siç kanë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë, në nivel vjetor në spital mjekohen rreth 1.000 pacientë në spital, 1.300 pacientë në ambulantë dhe qindra pacientë në spitale ditore.
“Tre pavionë që janë planifikuar për rikonstruim disponojnë me kapacitet prej 72 shtretërve spitalor, repart për mjekësi interne dhe repart për mjekësi fizikale. Punojnë dy mjekë për mjekësi fizikale dhe rehablitim, pulmo- alergolog, mjek të mjekësisë interne si dhe nga një mjek për specializim të mjekësisë interne”, thonë nga Ministria.
