“Do te prisni të paktën 10 orë në kufi nëse Greqia nuk e shtyn zbatimin e sistemit ESS”

TË FUNDIT

Shoqata e Odave Ekonomike para disa ditësh i paraqiti një kërkesë Greqisë për shtyrjen e zbatimit të sistemit EES gjatë periudhës së verës, me qëllim për shkak të fluksit të turistëve nga Maqedonia dhe Serbia, si dhe për të shmangur pritjet e gjata në kufi.

Në emisionin “Biznes 21” në TV21, sonte Arkan Kerim, kryetar i Odës së Turizmit dhe Hotelerisë pranë SSK-së, tha se nëse Greqia nuk pranon shtyrjen, atëherë në rastin më të mirë do të ketë pritje prej dhjetëra orësh në kufi.

“Ne kemi mbështetje nga e gjithë Greqia veriore, nga hotelierët që kjo të realizohet. BE-ja u lejon disa shteteve anëtare që në momente të caktuara ta pezullojnë sistemin dhe të përdoret sistemi i vjetër, sepse kjo do të jetë një problem serioz. Aeroportet janë më të pajisura. Këtu bëhet fjalë për automjete. Të gjithë shkojnë masivisht në Greqi për pushime në det, dhe tani për një veturë me një familje katëranëtarëshe duhen 10 minuta për kontroll, që do të thotë se për një orë kalojnë vetëm gjashtë automjete. Do të kemi skenarë me pritje 10–12 orë në kufi dhe kjo do të ishte një skenar i mirë. Do të ketë edhe pritje më të gjata”, tha Kerim.