Me nënshkrimin e memorandumit me kompaninë Bektel-Enka, është hapur rruga për miratimin e Ligjit i cili duhet të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Ligjin, siç thotë drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rrustemi në 10MINUTA është i bindur se do ta votojnë edhe deputetë e opozitës.
“Po, do të përgatitet Ligj i cili pastaj do të duhet të votohet në Parlament dhe shpresojmë dhe jemi të bindur se atë ligj do ta votojnë të gjithë deputetët, pa marrë parasysh se a janë të pozitës apo të opozitës”, tha Rrustemi.
