Serbia nuk mund të eksportojë në Maqedoninë e Veriut sasinë e vaksinave AstraZeneca, me të cilën do të duhej të rivaksinoheshin qytetarët e vendit që morën dozën e parë në Serbi.
Për këtë, siç njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të hapet ueb faqe e re, e cila lidhet me ueb faqen “Vakcinacija.mk” por që do të quhet “Revakcinacija.mk”, ku do të mund të paraqiten qytetarët për të marrë dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.
“Pjesën e vaksinave që janë për rivaksinim të qytetarëve tanë të vaksinuar në Serbi, për fat të keq, nuk mundet Serbia t’i eksportojë, kështu që ne prej sot do të aktivizojmë edhe një ueb faqe i cili do të jetë link nga “vakcinacija.mk” por që do të quhet “revakcinacija.mk”. Do të miratohet kjo ueb faqe, ku do të mund të paraqiten të gjithë qytetarët. Presim që prej 20 të këtij muaji të kemi numrin më të madh për rivaksinimin, me vaksinën AstraZeneca dhe sipas kritereve, ne mund të sigurojmë një sasi nga vaksinat tona me AstraZeneca dhe në përputhje me këtë, të bëjmë planin”, njoftoi Filipçe, transmeton TV21.
Bëhet fjalë për qytetarët e moshës mbi 60-vjeç.
