Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela tha se nuk duhet të ketë ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në të cilin nuk është i përfshirë edhe kuota etnike, pasi siç tha, është vetëm titull i bukur që bën të pavlerë një të drejtë që ekziston në Kushtetutë. Sela tha se ata që e përkrahin këtë ligj, në të ardhmen do të gjykohen “pse nuk është rregulluar kjo dhe kjo çështje kur u soll ligji”. Ndër tjerash, Sela tha se duhet të përfshihet edhe përfaqësimi i barabartë gjinor, që sip theksoi, ndonëse nuk është çështje që ka ngjyrime etnike, por ekziston si problematik në shoqëri.
