Presidenca portugeze për momentin punon në propozim konkret, ose në një kornizë në të cilën do të duhet të arrihet në pajtueshmëri dhe qëllimi i tyre është deri në qershor të arrihet deri te kjo pajtueshmëri.
Këtë e ka theksuar ambasadorja gjermane në vend, Anke Hollshtajn në përgjigjen e pyetjes nëse deri në fund të kryesimit portugez me Unionin vendi do të arrijë të fillojë negociatat për anëtarësim të plotë në BE.
“Nuk e dimë se si konkretisht duket ky propozim. Ai orientohet në negociata që vitin e kaluar është mbajtur në Berlin, por nga ana tjetër për Bullgarinë e gjithë ajo çështje veçmas me qeveritë teknike është shumë vështirë”, ka deklaruar Hollshtajn pas pranim- dorëzimit të donacionit gjerman të testeve për Kovid-19 për Ministrinë e Shëndetësisë.
Ka theksuar se nuk pret t’u shkaktojë probleme kolegëve në Sofje pas deklaratës së djeshme.
“Ajo që ambasadorja kroate është ftuar në bisedë në Sofje sigurisht se i dedikohet deklaratës së presidentit kroat në Bërdo. Shpresoj se unë nuk do t’u shkaktojë probleme kolegëve të mi në Sofje, pasi asnjëherë nuk e kam përdorë fjalën Bullgari”, ka thënë Hollshtajn. Ajo dje ka deklaruar se 26 vende anëtare mbahen peng nga disa interesa të vogla kombëtare të një vendi e cila shkakton dëm në mbarë Bashkimin Evropian dhe e prish kredibilitetin e saj në Ballkanin Perëndimor.
