Pas vendimit të djeshëm për të shtrenjtuar naftën për 2 denarë, nga KRRE thonë se pas mesnate do të shtrenjtohet benzina Eurosuper BS-98, përderisa çmimet e derivateve të tjerë mbeten të pandryshuara, kumtoi sot Komisioni rregullator për energjetikë.
Çmimi i shitjes me pakicë i Eurosuper BS-98 rritet për dy denarë dhe ai do të shitet me çmime prej 77,5 denarëve për litër.
Përveç çmimet e Eurosuper BS095 dhe Eurodizelit, të pandryshuara mbeten edhe çmimet e Vajit ekstra të lehtë për amvisëri dhe Mazutit.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) është 66,5 denarë për një litër, EUROSUPER BS – 95 edhe më tutje do të shitet për 73,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për djegie (EL-1) për 65 denarë.
