Në pikat e vaksinimit në shtet dhe në terren së bashku me dje janë vaksinuar gjithsej 784.244 qytetarë.
Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.820 qytetarë ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 7.207 qytetarë.
Në shtet gjithsej janë aplikuar 1.505.469 doza të vaksinës, ndërsa janë rivaksinuar 721.156 qytetarë.
Dozën e tretë të vaksinës dje e kanë marrë 69 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Me numrat e fundit, siç thuhet, 55 për qind e popullatës mbi 40 vjet e kanë marrë një dozë të vaksinës dhe 32 për qind e popullatës mbi 18 deri 39 vjeç është vaksinuar me një dozë të vaksinës.
