Dje janë vaksinuar 17.623 qytetarë

TË FUNDIT

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se gjatë ditës së djeshme është vërejtur rritje e dukshme e interesimit për vaksinim nga ana e qytetarëve.

Vaksinimi është duke u realizuar në mënyrë të pandërprerë, në të gjitha pikat në shtet, kurse në rrjedhë është edhe vaksinimi në terren, thonë nga atje.

Në pikat e vaksinimit dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 638.428 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar 13.275 qytetarë, kurse dje gjithsej janë vaksinuar 17.623 qytetarë. Në shtet janë aplikuar gjithsej 1.134.231 doza të vaksinës, kurse janë rivaksinuar 495.803 qytetarë.

“Me numrat e fundit, 70% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë pranuar më së paku një dozë të vaksinës, 67% e popullsisë mbi 65 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës, 63% e popullsisë mbi 60 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës kurse 53% e popullsisë mbi 50 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në njoftimin e MSh-së, transmeton TV21.