Dje janë aplikuar 13.037 vaksina

TË FUNDIT

Në 1.267.666 ka arritur numri dozave të vaksinës anti-Covid që janë aplikuar deri më tani në Maqedoninë e Veriut, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Janë rivaksinuar gjithsej 539.037 qytetarë, ndërkaq në pikat e vaksinimit nëpër shtet dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme, janë aplikuar gjithsej 728.628 vaksina.

Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar 5.486 qytetarë, kurse dje janë vaksinuar gjithsej 13.037 të tjerë.

“Me numrat e fundit, 53% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Nga MSh-ja apelojnë që të vaksinohen qytetarët, pasi siç thonë, vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtet Covid-19.