Djali i Vedatit këndoi anglisht në emision

TË FUNDIT

Ai këndoi edhe një pjesë të këngës “Nuk kam faj” të Vedatit
Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Vedat Ademi së bashku me djemtë e tij, nga Amerika ka ardhur për vizitë në Kosovë.
Vedati sonte së bashku me të birin, Jonin ishin pjesë e emisionit veror “21Gradë” të RTV21, me të cilët u diskutua për gjëra të ndryshme.
Gjatë bisedës, djali i Vedatit u pyet se a i pëlqen më shumë pushimi në Tiranë apo në Mitrovicë. Në këtë pyetje ai zgjodhi Mitrovicën.
Djali i madh i këngëtarit, Joni për emisionin “21 Gradë” këndoi në gjuhën shqipe, një pjesë të këngës “Nuk kam faj” të babait, të cilën tha që e ka edhe këngën e preferuar të babait.
Përveç kësaj, Joni këndoi edhe në gjuhën angleze, një pjesë të një kënge të këngëtarit të njohur, Shawn Mandes, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, Vedati tregoi që edhe pse ka ardhur në Kosovë vetëm me djemtë, për ta po kujdesen familja e tij në Mitrovicë, si dhe familja e bashkëshortes në Tiranë.
Vedati më tutje tregoi se në Kosovë dhe në Shqipëri do të jetë deri në shtator, ku do të marrë pjesë në koncerte të ndryshme.
“Sa m’ke mungu” është projekti i fundit muzikor i Vedat Ademit, i publikur më 28 qershor, i cili deri tani në Youtube ka mbi 500 mijë klikime./21Media

.