Djali 6-vjeçar shpëtohet nga rrënojat, dy ditë pas tërmetit në Indonezi

TË FUNDIT

Një djalë gjashtë vjeçar është shpëtuar nga rrënojat dy ditë pasi tërmetit me magnitudë 5.6 ballë sipas shkallës së Rihterit që goditi Javën Perëndimore,  me ç’rast e humbën jetën të paktën 268 persona, tha sot një zjarrfikës i përfshirë në shpëtim.

“Djali Azja u gjet i gjallë mëngjesin e sotëm nën rrënojat e një shtëpie në fshatin Nagrek në rrethin Xhianxhur, rreth 40 orë pas tërmetit, tha zjarrfikësi Aman Rijanto.

“Ai po merrte ende frymë. Falënderoj Zotin që ishte gjallë, mori kujdes të menjëhershëm mjekësor”, tha ai.

Ndër ata që vdiqën në tërmet ishin shumë fëmijë që ndiqnin mësimet e edukimit fetar në xhami pas shkollës, thanë zyrtarët.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, rreth 150 persona në Xhianxhur janë ende të zhdukur.

Më shumë se 1,000 njerëz u lënduan ndërsa, 58,000 u zhvendosën.

Tërmeti shkaktoi një rrëshqitje dheu që bllokoi shtëpi dhe njerëz.

Më shumë se 2300 ndërtesa dhe shtëpi u dëmtuan nga tërmeti.