DJ i njohur shqiptar ndërron jetë në moshën 27-vjeçare

TË FUNDIT

Është ndarë nga jeta në moshë të re DJ nga Prishtina, Erin Godanci.

Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e kanë të ditur vet familjarët, përmes një postimi në Facebook.

27-vjeçari ishte ndër DJ më të njohur në kryeqytet, ndërsa ka përformuar në shumë lokale të njohura në Prishtinë.

“Miq dhe familjar, Me dhimbje te thelle ju njoftojme, qe sot me 11.01.2022 , nderroj jete me i dashuri yne, djali jone Erin Godanci. Varrimi i te ndjerit behet neser me date 12.01.2022 ne varrezat e Dragodanit ne ora 14:30. Allahu te shperblefte me xhenet djal im. Drite past shpirti yt i bardh”, ka shkruar babai i të ndjerit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 14:30 më datë 12.01.2022 në varrezat e Dragodanit.

MARKETING I PAGUAR POLITIK