Dj i mirënjohur nga Gostivari Jeton Kadriu, i njohur për publikun si “DJ Dark Child” po shijon momente romantike në Halmstad të Suedisë.
Ishte partnerja e tij Fatbardha Aliu ajo e cila kishte publikuar Insta story dhe ky i fundit e kishte shpërndarë atë në profilin e tij në Instagram.

Dark Child e ka mbajtur të fshehtë jetën e tij private edhe pse ndonjëherë ka publikuar foto me partneren e tij, por gjithmonë është siguruar që të mos jetë e identifikueshme fytyra e personit në fjalë.
A thua vallë po i vjen fundi beqarisë së Dj Dark Child?!


