Dizeli lirohet për gjysmë denarë për litër

TË FUNDIT

Dizeli prej sonte në mesnatë lirohet për  gjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i karburanteve tjera mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin bëhet  rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,10 për qind.

Çmimi i shitjes me pakicë EURODIZEL (D-E V), zvogëlohet  për 0,5 denarë për litër dhe do të arrijë 52 denarë. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinave  EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1), nuk ndryshohen dhe mbesin 61 denarë për EUROSUPER BS-95, 63 denarë për EUROSUPER-98 dhe 41,5 denarë për Ekstra vajin e lehtë për amvisëri (EL1).

Me vendimin e KRRE-së për 0,445 denarë për kilogram rritet çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 31,268 denarë.

Si arsye për ndryshimin e çmimeve nga shitja me pakicë e derivateve të naftës nga KRRE i potencojnë  çmimet referente të ndryshuara të derivateve të naftës  në tregun botëror në shtatë ditët e fundit  të cilat janë rritur për rreth 0,099 për qind te  benzina dhe  të zvogëluara te dizeli për rreth 1,215 për qind, si dhe për 0,74 për qind kurs më i lartë i dollarit  kundrejt denarit.