Ditëve në vijim pritet periudhë e motit jostabil, me mjegulla në orët e mëngjesit

TË FUNDIT

Në mëngjes, në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës, moti pritet të jetë kryesisht i vranët. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës, në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë nga -1 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup, në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mjegull. Gjatë ditës, moti pritet të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kohë pas kohe e përforcuar, nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 15 gradë.

Sipas DPHM-së, pason një periudhë me mot jostabil dhe me mjegull në orët e mëngjesit. Prej nesër pritet mot i ndryshueshëm me reshje lokale shiu, vende-vende më të rrëmbyeshme, të cilat mund të kapin mbi 30 litra në metër katror. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa përgjatë Vardarit nga juglindja, duke arritur edhe mbi 60 km/h.