Ditët në vijim temperaturat mbi 43 gradë celsius në Evropë e SHBA

TË FUNDIT

Alarmi i kuq është lëshuar në 15 qytete në të gjithë Italinë, pasi vapa ekstreme vazhdon të prekë Evropën Jugore.

Parashikuesit italianë të motit po paralajmërojnë se vala e ardhshme e të nxehtit e quajtur Charon që pritet të përfshijë pjesë të Evropës ditët e ardhshme do të jetë edhe më ekstreme me temperatura në shumë vende me mbi 40C.

Agjencia Evropiane e Hapësirës thotë se Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia mund të shohin kushte ekstreme. Muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë në histori, sipas shërbimit të BE-së për monitorimin e klimës Copernicus.

Përveç Kinës, Afrikës së Veriut e Japonisë, valët e të nxehtit po shihen edhe në SHBA. Madje atje ky i nxehtë ka përfshirë të paktën 113 milionë amerikanë, nga Florida në Teksas në Kaliforni, deri në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit. Rreth 27 milionë njerëz parashikohet të përjetojnë temperatura mbi 43C në ditët në vijim.

Vapa përvëluese pritet të zgjasë deri në javën e ardhshme. Shkencëtarët thonë se temperaturat po nxiten nga ndryshimi i klimës dhe modeli i motit që ndodh natyrshëm i njohur si El Niño, i cili ndodh çdo tre deri në shtatë vjet dhe shkakton rritje të temperaturave.