"Ditët e kulturës koreane" për herë të parë në Shkup

TË FUNDIT

Zëvendësministri i Kulturës, Dragan Nedellkoviq mbrëmë në Teatrin popullor të Maqedonisë u drejtua në manifestimin “Ditët e kulturës koreane”, që prej datës 29 deri më 31 tetor mbahet në Shkup.

“Manifestimi ‘Ditët e kulturës koreane’ paraqet mundësi të jashtëzakonshme që qytetarët tanë të njoftohen me segmente të muzikës, kinematografisë dhe fotografisë së një vendi, i cili edhe pse me pozitë gjeografike i largët, megjithatë emocionalisht shumë i afërt me sensibilitetin e Maqedonisë i pasur me ngrohtësi dhe sinqeritet”, theksoi Nedelkoviq.

Sipas tij, organizimi i manifestimit është nismë mjaft e rëndësishme e cila çon drejt përmirësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ambasadori i Koresë së Jugut, Shin Mengho, i cili është nikoqir i manifestimit theksoi se të gjithë jemi të bashkuar nga muzika e cila, siç tha, paraqet gjuhën e vetme, universale e cila i tejkalon të gjitha ideologjitë dhe diversitetet.

Manifestimi “Diët e kulturës koreane” filloi me koncertin e ansamblit “Bul-se-chul” dhe shfaqjen muzikore komike joverbale të shout akrobatik “Nanta”. Sonte dhe nesërmbrëma publiku i Maqedonisë do të ketë mundësi të ndjek filma nga kinematografia e pasur koreane të cilat do të shfaqen në Kinotekën e Maqedonisë, ndërsa do të prezentohet edhe ekspozita e fotografive me motive nga Seuli e artistit Simon Kallajxhiev.