Gjatë ditës, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, Ana Petrovska publikoi raport për dënimet për ndotjen e Mjedisit jetësor në Maqedoninë e Veriut.
Gjobat silleshin nga 20 mijë euro deri në 3 mijë euro.
Por Petrovska sot paska pasur paraqitjen e saj të fundit si drejtoreshë e Inspektoratit, pasi në seancën qeveritare që u mbajt pasdite, është shkarkuar e njëjta.
“Ana Petrovska është shkarkuar nga detyra ushtruese e detyrës së Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, organ në përbërje të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor”, njoftojnë nga Qeveria, transmeton TV21.

