Ditën e inaugurimit Biden e shpalli Ditë të unitetit kombëtar

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Xho Bajden ditën e inaugurimit e shpalli Ditë të unitetit kombëtar.

“Sot festojmë triumfin e demokracisë pas këtyre zgjedhjeve në të cilat votuan më shumë amerikanë se kurrë më parë në historinë tonë kombëtare. E dëgjuam dhe iu bindëm zërit të popullit. Ne duhet të përballemi me të gjitha vështirësitë dhe t’i kapërcejmë ato”, tha presidenti Bajden, transmeton CNN.