“Jemi t’u e punu incizivin e parë të nofullës së sipërme. Mund ta bëjmë me sapun apo me gips. Kjo është thika për modelim, edhe secilin dhëmb e modelojmë kështu..
Me mjete të punës dhe demonstrim real, nxënësit e shkollës së mesme “Cvetan Dimov” sot para semimaturantëve prezantuan drejtimet që kjo ofron shkollë. Janë të kënaqur nga kushtet, andaj u bëjnë thirrje edhe nxënësve tjerë që të vijnë të regjistrohen në këtu.
-Ia kisha sugjeruar çdo nxënësi sepse përpos që ka të ardhura, është edhe argëtues në praktikë kur vijmë së bashku ndjehemi mirë kur punojmë dhe kënaqemi së bashku.
-Njëherë le ta mendojnë, unë ju kisha sugjeruar shumë të vinë këtu në këtë drejtim. Ka edhe shumë drejtime tjera të mjekësisë, po ju kisha preferuar që edhe teknik dhëmbësh të zgjedhin, është një drejtim shumë i mirë.
-A i ka plotësuar pritjet e tua shkolla?
-Po, të gjitha pritjet që i kam pasur më herët i ka plotësuar.
-Është drejtim i mirë dhe besoj se ia vlen.
-A i plotëson shkolla juaj kushtet?
-Po i plotëson plotësisht të gjitha kushtet.
-Po të gjithë maturantëve, atyre që e kanë pasion drejtimin shëndetësor të regjistrohen në shkollën “Cvetan Dimov” sepse kushtet janë me të vërtetë shumë të mira dhe mësimdhënësit e japin maksimumin e tyre për të gjithë nxënësit.
-Ju kisha sugjeruar semimaturantëve të vijnë në këtë drejtim, teknik juridik që në të ardhmen të bëhen noterë, avokat, gjykatës. Me këtë drejtim mund të punësohemi vetëm me shkollë të mesme, por unë e kam zgjedhur edhe për studime më të larta. Ne kemi mundësuar që të kemi edhe praktikë për herë të parë në këtë shkollë.
-Po kishte interesim shumë të madh. Drejtimi jonë është referent i shërbimeve shitëse. Drejtimi jonë është tre vjeçar. Praktika bëhet në terrene të ndryshme. Perspektivë është ajo që pasi ta mbarojmë shkollën mund të themelosh një biznes të ri vet.
Ditët e hapura për nxënësit bëhen me qëllim që semimaturantët të njoftohen me drejtimet që ofrohen, ndërsa sipas Ministrit të Arsimit Jeton Shaqiri qëllimi është që të bëhet edhe promovimi i drejtimeve më deficitare.
“Dhe tash jemi në fazën tjetër në të cilën duhet të bëhet promovimi për regjistrimin e nxënësve nga arsimi fillor në atë të mesëm, dhe me këtë duhet të japim porosi që ato mungesa që i ka tregu i punës nëpërmjet nxënësve që mbarojnë arsimin profesional të plotësohen kërkesat që vinë nga tregu i punës”- deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Ndryshe, këtë vit për herë të parë në këtë shkollë do të ketë edhe dy drejtime profesionale në gjuhën turke, ai për motër medicinale dhe teknik ekonomik.
