Ditë e hapur e Armatës: Performansë e Orkestrës ushtarake, fluturim i helikopterit, shfaqja e shkathtësive të pjesëtarëve të njësive speciale të Armatës dhe MPB-së

Në parkun e qytetit në Shkup (Guaca), sot do të mbahet ditë e hapur e Armatës për qytetarët, organizuar me rastin e “Javës së NATO-s”, 70-vjetorit të themelimit të Aleancës dhe përparimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO. Në ditën e hapur, ku do të marrin pjesë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefi i Shtatmadhorisë, Vasko Gjurçinovski, pjesëtarët e Rexhimentit për operacione speciale, para qytetarëve do të shfaqin disa nga shkathtësitë e tyre luftarake, gardistët do të prezantohen me pikën Egzercir, ndërsa orkestra ushtarake do të interpretojë kompozime. Shkathtësitë e veta do t’i prezantojnë edhe pjesëtarët e Njësisë për detyra të posaçme të MPB-së, ndërsa helikopteri i Armatës do të fluturojë mbi parkun e qytetit. Do të interpretojnë edhe fëmijët nga shoqata “Trisomia 21”. Në kuadër të ngjarjes, do të shpallen tre esetë më të mira me temë “NATO dhe TI”, të cilat do të shpërblehen me udhëtim studimor në selinë e Aleancës, në Bruksel. Do të shpallen edhe fituesit në NATO – garën e djeshme të atletikës në tre dhe pesë kilometra. Në stenda të posaçme, Akademia ushtarake “Gjenerali Mihajllo Apostollski” do t’i prezantojë programet e veta dhe mundësitë për studim në Akademi, ndërsa qytetarët do të mund të marrin ekzemplar të magazinës së Ministrisë së Mbrojtjes, “Mburoja”.