Ditë pikëllimi për Studeniçanin.
Nga kjo komunë në periferi të Shkupit, janë shumica e viktimave të tragjedisë në Bullgari.
Për t’u dhënë lamtumirën e fundit, në fshat kishin ardhur edhe qytetarë të tjera të ndryshme.
Tek varrezat e fshatit Studeniçan u varrosën 6 anëtare të një familjes Iseni.
Faljen e bëri kryetari i Bashkësisë Fetare Islame.
Pasi varrimit të 6 anëtareve të kësaj familje, pak më larg, tek varrezat e fshatit Moranë banorët po bënin gati ceremoninë për varrimin e 10 anëtarëve të familjes Jahi.
Të gjithë të pranishim u drejtuar për në Moranë për t’i përcjellë viktimat për në banesën e fundit , ku do të prehen përjetësisht.
I madh e i vogël nuk mundeshin t’i mbajnë dot lotët për më të dashurit e tyre.
Rruga kryesore ishte e bllokuar nga turma e njerëzve që kishin ardhur t’ia lehtësuar dhimbjen familjes Jahi.
Studeniçanasit thonë se kjo është dita më e rëndë në fshat, e tragjedi e këtillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur.
