Dita e tretë e protestave të VMRO-DPMNE-së! Mickoski: Këtë fundjavë në Sofje copëtohet identiteti

TË FUNDIT

Zoran Zaev është duke përgatitur një dështim kombëtarë, por nga secili prej nesh varet nëse do ta ndryshojmë këtë gjë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në protestën që u mbajt para Qeverisë. Ai porositi se nuk duhet të lejojmë që Zaev ta ndryshojë historinë, por ai vetë të shkojë në histori.


“Zaevi nuk bën dallim mes historisë së përbashkët dhe të ndarë, dhe vazhdimisht lejon që kjo të ndodhë mes të dyja vendeve. Këto janë dy gjëra të ndryshme. Nëse kemi histori të përbashkët, atëherë jemi populli i njëjtë, kurse ne jemi dy kombe krejtësisht të ndryshme. Nuk duhet heshtur për këtë asimilim që ndodh para syve tanë”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski dërgoi mesazh edhe për politikanët bullgarë para përmendores së dëshmorëve të rënë në Luftën Nacional Çlirimtare që të kërkojnë falje duke ndjekur shembullin e Vili Brantit. Tha se në ditët në vijim vendoset edhe për identitetin e Maqedonisë.


“Kam informacion se këtë fundjavë po copëtohet Maqedonia në Sofje dhe negociohet për ardhmërinë e identitetit tonë. Ta mos lejojmë këtë dhe nga nesër ta bllokojmë Maqedoninë në çdo ditë të ardhshme. Të mos lejojmë që këta njerëz ta shesin fenë, kombin dhe lëkurën tonë”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Protestën e sotme, VMRO-DPMNE e filloi nga dy lokacione – para Sallës Sportive “Boris Trajkovski” në Karposh dhe para Sallës “Jane Sandanski” në Aerodrom, prej ku, për shkak të anti-covid masave, me vetura u nisën drejt godinës së Qeverisë. Megjithatë, para Qeverisë sërish të gjithë u mblodhën pa mbajtur distancë.