Green Art Center në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë organizuar sektor të ndryshëm për vetëdijesimin e opinionit për rëndësinë e tokës, e tërë kjo po organizohet në shenjë të Ditës Ndërkombëtarë të Tokës. Organizimi ishte i hapur në sheshin “Zahir Pajaziti” ku përmes aktiviteteve të ndryshme jepnin leksione se si të vetëdijesohet opinioni.
Studentët e Shkollës së Dizajnit “Akademia Evolucion”, përmes veshjeve të vjetra po dizajnonin veshje të reja dhe të kohës. Ideja sipas tyre ishte që mos të hidhen veshjet por të mundohemi që përmes tyre të krijojmë diçka të bukur.
Anjeza Gavazi, studente në shkollën e dizajnit “Akademia Evolucion”, tha se në kuadër të aktiviteteve të sotme ata ishin në përgatitje të ridizajnimit të veshjeve të vjetra. “Ne sot po marrim pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Tokës dhe si projekt kemi bërë ri dizajnimin e veshjeve të vjetra, atyre ju kemi dhënë një freski, i kemi bërë veshje të kohës moderne. I kemi diku rreth shtatë apo tetë kreacione”, tha Anjeza(transmeton Kulplus)
Gjithashtu sektori i ushqimit kishin përgatitur ushqime të lloj – llojshme dhe të gjitha ishin ushqime natyrale. Përmes kësaj bënin thirrje që të ushqeheshim shëndetshëm.Rrezarta Aliu nga organizata jo qeveritare Green Art Center, tha se ky organizim po bëhej që opinioni të dijë rëndësinë dhe vlerat e tokës.
Kjo incitivë është mbështetur shumë edhe nga qytetarët.Janë përfshirë shumë aktivitete sot,ku është bërë edhe plotësimi i fletushkave të ndryshme që flasin për temat e ndryshme lidhur me pastërtinë e tokës.Ky organizim u mbajt mesditën e së mërkurës, në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar gjatë gjithë ditës së sotme.
