Dita e Pavarësisë së Ukrainës/Shkupi iu bashkëngjitet 50 shteteve të tjera për të festuar

TË FUNDIT

Ambasada e Ukrainës në Shkup sot iu bashkëngjit 50 Ambasadave ukrainase në 50 shtete të ndryshme të cilat njëherazi organizuan kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës. Në program ishte vendosja e një rekordi botëror për interpretimin e Himnit Kombëtar të Ukrainës njëkohësisht në 50 vende të botës.

Mbi këtë organizim vlerësimin e saj e dha edhe Ambasadorja e SHBA në Shkup Kejt Meri Bërns.

“Mendoj se është shumë e fuqishme, dua të them nëse jemi ulur këtu në një ditë të bukur me diell në Shkup, të bekuar për këtë mot të mirë dhe jo shumë larg nga këtu jetët e njerëzve janë në rrezik, shtëpitë e tyre janë në rrezik, një e ardhme është në rrezik dhe mendoj kjo ishte një mënyrë e përshtatshme për të festuar.  Ju e dëgjuat sot nga zërat e tyre Ukraina do të fitojë ne besojmë këtë dhe ne jemi pjesë e asaj përpjekjeje në mbështetje të tyre kështu që mendoj se ngjarja që u zhvillua sot në Shkup, ushqehet me atë që kur jemi të gjithë së bashku në këtë  dhe mendoj se ishte e mrekullueshme të shihje një raport kaq mirë të dalë.”- deklaroi Kate Marie Byrnes.

Kishte edhe qytetarë të Ukrainës të cilët ndodhen në Maqedoni dhe shprehën pikëllimin e tyre mbi gjendjen e Ukrainës në këto momente dhe dëshirën për tu rehatuar nga kjo situatë.

“Për herë të parë në jetën time festoj Ditën e Pavarësisë  në një shtet tjetër, dua shumë që të jem në Ukrainë por tani nuk mundem. Nëna dhe babai janë atje, vëllai im është në luftë, në ushtri dhe kjo është shumë e vështirë. Dua që gjithçka të jetë siç thonë në Maqedoni “rehat”- tha Valeriia Tereshenchenko – Qytetare e Ukrainës.

Ukrainën për Ditën e Pavarësisë e uruan edhe Ministri i Punëve të jashtme Bujar Osmani si dhe Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

error: Content is protected !!