Dita e gjashtë e protestës për Zvërnecin, Rama: Projekti nuk anulohet edhe nëse dalin 500,000 protestues

TË FUNDIT

Tubimi kundër projektit në Zvërnec ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi në Tiranë, duke shënuar një zgjerim të kërkesave të pjesëmarrësve. Përveç kundërshtimit të projektit, organizatorët parashtruan edhe pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike, anulimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e zonës së Zvërnecit në Vlorë, ku në qendër të diskutimit është projekti infrastrukturor, lidhur me zhvillimin e turizmit bregdetar dhe investimet e parashikuara për këtë zone. Rama tha se Sazani është çështje e qeverisë, ndërsa çështja e Zvërnecit është çështje private.

“Nuk kam idenë fare se çfarë marrëveshje kanë bërë pronarët e pronës me investitorët. Nëse ju ktheheni në kohë kur ka dalë për herë të parë shfaqja e interesit të familjes së Presidendit të SHBA-së për Sazanin dhe Zvërnecin, unë e kam thënë shumë qartë që në atë kohë se Sazani është një çështje e qeverisë shqiptare, ndërsa pjesa përballë Sazanit është një çështje private, pronarësh privatë. Pronarët privatë merren vesh privatisht”, nënvizoi më tej Rama.

Para banorëve të Zvërnecit, Rama foli edhe për protestat që zhvillohen në Tiranë. Sipas Ramës, edhe sikur 500 mijë persona të dalin në protestë, ndërtimi i resortit nuk do anulohet.

“Jo 5000 veta, por edhe 500,000 të dalin në shesh, nuk mjaftojnë. Sepse janë 800 e kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe me Partinë Socialiste. Për çfarë? Se Zvërnecin…ky investim nuk doli sot pa pritur, unë e kam thënë në fushatë”, tha Rama.

Gjithashtu

“Jo 5 mijë veta, po 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, sepse janë 800 e kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe Partinë Socialiste”,- tha Rama.