Bashkë me dje në vend janë regjistruar gjithsej 1.813.153 persona, 562.110 amvisëri dhe 822.575 banesa, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Mundësinë për t’u vetëregjistruar nga jashtë e kanë shfrytëzuar – 203.144 qytetarë të diasporës. Më së shumti qytetarë të regjistruar jashtë vendit ka në Zvicër – 64.806, Gjermani – 46.161 dhe Itali – 28.265.
Sot është dita e fundit, e 26-të e Regjistrimit 2021.
Përveç në shtëpitë e veta, qytetarët mund të regjistrohen edhe në disa pika në komunat e tyre, që i hapi Enti Shtetëror i Statistikës. Lokacionet për regjistrim janë në dispozicion në linkun e ESHS-së: https://popis2021.stat.gov.mk/Upatstva/SpisokNaKPRzaPopisuvanje.pdf
Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Maqedoninë Veriut, që zyrtarisht filloi më 5 shtator do të zgjasë deri sot.
