Dita e fundit e seancës publike para Apelit të Shkupit për “27 Prillin”

TË FUNDIT

Me dëshmi të disa prej të akuzuarve dhe me fjalimin e prokurorisë para Këshillit penal të Gjykatës së Apelit Shkup, sot duhet të përfundojë seanca publike rreth ankesave për aktgjykimet për dhunën në Kuvend më 27 prill 2017.

Seancën publike për këtë lëndë dje e karakterizoi deklarata e të akuzuarit Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i cili në fjalimin e tij para këshillit gjyqësor tha se ka marrë kërcënime nga shoqëruesit e bashkëshortes dhe gruas së Mitko Çavkovit (ish-drejtor i Byrosë për siguri publike), derisa është dërguar në gjykatë. Ninxha tha se ka marrë kërcënime edhe nga Çavkovi ditën e shqiptimit të aktvendimeve.

Avokati i Çavkovit, Sashko Dukovski, lidhur me këtë çështje, tha se nuk ka pasur kurfarë kërcënimesh sepse në seancë dje nuk ka qenë askush nga familjarët e Çavkovit.

“Ai është një skenar i njejtë, për të cilin disa morën tetë vite burg, ndërsa të gjithë të tjerët 15 vite. Bashkëpunim me prokurorinë. As kërcënim, asgjë. Kush kujt do t’i kërcënohet. Përse janë komandantët këtu për të intervenuar. Kush e ka mizën nën kapelë, tregon. Nuk bëhet fjalë për kurfarë kërcënimi”, deklaroi Dukovski për pohimin e Aleksandar Vasilevskit – Ninxhës./MIA