Dita e dytë e debatit për shkarkimin e Zendelit! Opozita akuzon për mungesë demokracie, pyet ku janë 400 amendamente

TË FUNDIT

Ditë e dytë e debatit të ashpër kuvendor mes pushtetit dhe opozitës ku diskutohet për shkarkimin e Fadil  Zendelit nga Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Opozita është kundër shkarkimit dhe ndërsa mbrëmë vonë dorëzoi 400 amendamente, por pohojnë se pushteti do që t’i fshehë. Ku janë amendamentet tona pyeti koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski sipas të cilit kjo është mënyrë jodemokrate dhe është kundër Rregullores me çka bëhet precedent.

 “Amendamentet i dorëzuam në arkiv, sipas Rregullores, andaj nuk kemi përgjigje se ku përfunduan  amendamentet. Mua më vjen  keq  që nëse nuk  keni  forcë dhe  nuk e parandalojmë  këtë  procedurë   të shkarkimit të kolegut tonë, që bëhet në mënyrë jo legale, jo demokrate dhe kundër Rregullores,  çdo propozim i ardhshëm nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime do të duhet të kalojë filtra të veçantë”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Në foltoren  doli edhe vetë  Zendeli i cili përsëriti se po shkelet Rregullorja me përpjekjet për shkarkimin e tij.

Nga shumica qeverisëse thonë se pas kalimit të deputetit Zendeli në opozitë, është prishur baraspesha, kurse shumicën në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve e ka pushteti. Numri i deputetëve në Kuvend tregon qartë se si duhet të jetë baraspesha e forcave, si edhe në komisionet e tjera, u kundërpërgjigj Snezhana Kalevska-Vançeva nga LSDM.

“Shumica parlamentare, gjegjësisht LSDM-ja dhe koalicioni kanë 46, kurse VMRO-ja dhe koalicioni 44 deputetë. Sipas formulës e cila nuk është shpikur, është e qartë se si duhet të jetë baraspesha në të gjitha organet pune. Është e vërtetë se në përputhje me Nenin 118 trupat e përhershëm pune themelohen me vendim të Kuvendit. Ashtu siç themelohen, ashtu edhe shpërndahen. Ashtu siç zgjedhen anëtarët e trupave të përhershëm, ashtu mundet edhe të shkarkohen“, theksoi Snezhana Kalevska-Vançeva, LSDM.

Pasi partia Besa së cilës i takon Zendeli nga kaloi në opozitë, u prish baraspesha e forcave në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, me çka pushteti e humbi shumicën, që sipas Rregullores duhet t’i takojë partisë që e ka shumicën. Përveç kësaj, Komisioni në fjalë mbeti edhe pa kryetar, pasi Kostadin Kostadinov u zgjodh kryetar i Strumicës.