Dita e 4 e luftës në Ukrainë, ministria bën bilancin: Sa janë vrarë e plagosur

TË FUNDIT

Në ditën e 4 të pushtimit rus në Ukrainë ka shkuar në 352 numri i civilëve të vrarë, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Të paktën 14 nga të vrarët janë fëmijë, sipas Ministrisë.

1684 persona të tjerë, përfshirë 116 fëmijë, janë plagosur.

Nga ana tjetër po sot edhe Rusia pranoi humbjet nga ana e saj duke thënë se ka ushtarë të vrarë por nuk dha shifra.