Dita botërore e sëmundjes së Alzheimerit

TË FUNDIT

Dita botërore e sëmundjes së Alzheimerit do të shënohet sot në Shkup, me porosi që të ngritet vetëdija publike për sëmundjen, të cilën e quajnë epidemi të shekullit 21.

Ngjarja do të mbahet në sheshin “Maqedonia” me fillim në orën 12:00. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe bashkëshortja e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgjievska.

Dita botërore e luftës kundër sëmundje së Alzheimerit -21 shtatori shënohet me iniciativë të OBSH-së që nga viti 1994 me qëllim që të ngrihet vetëdija për këtë sëmundje, e cila përhapet dhe merr hov gjithnjë e më të madh në botë. Sipas disa të dhënave çdo 68 sekonda dikush në botë zhvillon sëmundjen e Alzheimerit.

Kjo është sëmundje nga grupi i sëmundjeve neurodegjenerative. Zakonisht paraqitet te popullata mbi 65 vjeç dhe është përgjegjëse për 60 për qind të sëmundjeve demente. Shkaqet për paraqitjen e sëmundjes së Alzheimerit nuk janë sqaruar plotësisht.MIA