Distria Krasniqi kalon në finale në Grand Prix të Zagrebit

TË FUNDIT

Distria Krasniqi ka vazhduar dominimin në Grand Prix të Zagrebit.

Në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kg fitoi bindshëm me Ippon ndaj italianes Gaia Stella.

Lufta zgjati 2 minuta.

Në xhiron e parë e mposhti për vetëm 22 sekonda brazilianen Amanda Lima. Ndaj saj realizoi Ippon të bukur.

Me Ippon të bukur, për 2:15 minuta e mposhti edhe francezen Baldnine Pont.