Disidentët e shërbimeve të sigurisë, të rrezikshëm për shtetin!

TË FUNDIT

Kriza shoqërore po krijon disidentë prej profesionistëve në institucionet e sigurisë, konkluduan sot pjesëmarrësit në debatin “Ndikimi i krizës në krijimin e disidentëve”, në organizim të Sindikatës së Pavarur të Policëve.

Në vend që policia maqedonase të merret me çështje të sigurisë dhe të kundërzbulimit, ajo po i përgjon qytetarët e saj, theksoi ish informatori Janko Baçev në debatin e sotëm në lidhje me ndikimin e krizës mbi profesionistët në strukturat e sigurisë. Ai pyet se si të veprohet në kushte kur policia sekrete është e turpëruar, e poshtëruar dhe thellësisht e kompromentuar para opinionit?

Kryetari i Sindikatës së pavarur të policëve, Goce Dellçev Todev paralajmëron se në kushte të këtillë krize shoqërore, pakënaqësia te profesionistët e shërbimeve të sigurisë rritet për çdo ditë, e për këtë arsye, në vend që ata t’i shërbejnë shtetit, ata bëhen disidentë. “Këta njerëz, punën në strukturat e sigurisë e fillojnë duke pirë, me torturë ndaj familjeve të tyre,  bëjnë gjithçka që nënkupton fillim të disidencës në strukturat e sigurisë. Të gjithë ata që politikisht nuk mendojnë njësoj,  nga ana kësaj Qeverie merret si bazë, që të vendosen në vende të papërshtatshme pune”, theksoi Todev.

Gjenerali në pension, Ilija Nikollovski rikujtoi se pakënaqësia te pjesëtarët e shërbimeve të sigurisë po zgjat gati 15 vite, që nga konflikti i vitit 2001.“Për shembull, në një hermelinë ndodhen tre persona. Ndodh të pësojnë që të tre. Njëri merr dëmshpërblim, ndërsa tjetri duhet ta kthejë atë që e fiton. Nuk ka ligj adekuat, nuk ka standarde se si zgjidhen problemet e këtilla”, vlerësoi gjenerali Nikollovski.

Në fillim të muajit, Baçev dhe Dellçev Todev  i apeluan kryetarit Gjorgje Ivanov dhe kryeministrit  Nikolla Gruevski që ta zgjidhin statusin e ushtarëve të larguar nga puna, të cilët tanimë dhjetë ditë mbajnë grevë urie para Kuvendit të Maqedonisë.

Iskra Opetçeska