Disa pjesë të Greqisë përfshihen nga zjarret, evakuime urgjente në Kretë

TË FUNDIT

Zjarre kanë shpërthyer të mërkurën në disa rajone të Greqisë, ndërsa vendi po përballet me një valë të fuqishme të nxehti që nga fillimi i javës.

Një nga vatrat më serioze është regjistruar në prefekturën Lasithi, në pjesën lindore të Kretës, ku autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në zonat Agia Fotia, Achlia, Galini dhe Ferma, drejt qytetit të Ierapetrës, njoftoi transmetuesi publik ERT.

Dhjetëra zjarrfikës, të mbështetur nga mjete ajrore, po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve në një zonë ku ndodhen edhe struktura turistike.

Mediat lokale kanë publikuar pamje të zjarrit që ka avancuar deri pranë bregdetit.

Ndërkohë, një tjetër zjarr ka shpërthyer në ishullin Cerigo, ndërsa një vatër tjetër në zonën Vourvourou të Halkidikit është vënë nën kontroll nga shërbimet emergjente.