Pa maska, pa distancë, të rinjtë në Selanik mbrëmë vonë janë argëtuar në një klub nate apo siç kanë shkruar vetë. duke ndarë video në rrjetet sociale, “dalja e fundit para karantinës”.
Edhe krahas që në Greqi tashmë një kohë ekziston ndalesë për qëndrim në kafene dhe klube të cilat mbyllen në mesnatë, nga videot e publikuara, shihet se kjo masë aspak nuk respektohet, ndërsa të rinjtë argëtohen si mos të ekzistojë koronavirusi, që veçanërisht është përhapur pikërisht në Selanik.
Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, Selaniku prej mëngjesi është në mini karantinë.
Gjatë ditës së djeshme, njësitet mobile të Organizatës Kombëtare për Shëndet Publik të Greqisë, përmes testeve të shpejta, kanë zbatuar 2.402 teste falas në qendër të Selanikut.
Pozitivë janë 252 nga rezultatet, gjegjësisht 7,4 për qind e testeve të bëra, ndërsa mosha mesatare është 32 vjeç.
