Disa i krahasojnë me Al Kaidën, e të tjerët thonë se mbrojtën Kushtetutën, tha Pendarovski për 27 prillin

TË FUNDIT

Presidenti Stevo Pendarovski pas takimit me Hristijan Mickoskin, liderin e VMRO-DPMNE-së, krahas për kualifikimet juridike, ka folur edhe për kualifikimet politike për 27 prillin.

“Sipas njërit grup, ata janë terrorist të rangut të Al Kaidës, kurse sipas palës tjetër, ata janë mbrojtës të kushtetutës, edhe pse janë dënuar për rrezikim të rendit kushtetues. Do të thotë, se nuk e kanë mbrojtur, por rrezikuar atë. Teza ime është, se nëse vazhdojmë me këso qëndrime kundërthënëse me retorikë politike, ne jo vetëm që nuk do të vijmë deri te pajtimi nacional apo qytetar, por përkundrazi nuk do të vendosim as komunikim bazik politik që siç është tani për fat të keq situata. Ja për shembull kemi numër të madh të kamerave, dhe lajmi i ditës është, se lideri i opozitës takohet me presidentin e shtetit. Në shtetet e zhvilluara, asnjëherë, aman asnjëherë nuk e ndjekin mediat”, tha Pendarovski.

“Me këtë tezë, nuk bëj revizion të procedurës gjyqësore, sepse nuk shoh arsye për diçka të tillë”, tha Pendorvski, transmeton TV21.