Disa futbollistë të Kombëtares bëjnë thirrje të votohet Lulzim Basha

TË FUNDIT

Pak ditë deri në zgjedhjet në Shqipëri, dhe pjesë e fushatës zgjedhore sot janë bërë edhe disa lojtarë të Kombëtares së Shqipërisë.

Kanë bërë thirrje të votohet kreu i opozitës, Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Taulant Xhaka me anë të një video mesazhi të publikuar, ka  dalë në mbështetje të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin!”, është mesazhi i dhënë nga Xhaka.

Thirrje ka bërë edhe mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj.

“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni Ndryshimin”.

Edhe lojtari Migjen Basha ka dalë në mbështetje të Partisë Demokratike.

“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin!”, është mesazhi i dhënë.

Thirrje kanë bërë edhe Ansi Agolli dhe Ergys Kaçe./TV21