“Disa ende ndjejnë nostalgji për Rusinë e Jugosllavinë”, Thaçi: Këta qytetarë janë problem dhe marrin kohë në rrugën integruese

TË FUNDIT

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi mbrëmë në Click Plus të TV21 tha se një nga problemet e Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit drejt BE-së është edhe nostalgjia e një pjese të qytetarëve që kanë ndaj Rusisë dhe ish-Jugosllavisë.

Nostalgjia e pjesës më të madhe të sllavëve për nënën Rusi, që është nostalgji e gabuar, nostalgjia e drejtë e fitores së Bashkimit Sovjetik në raport me nazizmin. Nostalgjia tjetër e ish-Jugosllavisë që llogaritej si ‘Shtëpia e sllavëve’ krejt këto nostalgji na bëjnë probleme.

E tash për tu dukë nostalgjia reale fatkeqësisht ndodhi lufta në Ukrainë. Dhe shumë nostalgji e këtillë, njerëz naiv, presin që Rusia të ngadhënjej ushtarakisht dhe kjo e shtynë edhe më shumë shpresën e anti-evropianëve. Rusia nuk e fiton luftën. Rusia nuk do ta humb luftën në mënyrë ushtarake, por do të bie në dy gjunjë prej luftës”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Po çka na hy në punë kjo neve?

“Na hy në punë se bashkëqytetarët tanë që jetojnë këtu, një pjesë e madhe janë nostalgjik ndaj Rusisë dhe Bashkimit Sovjetik, një për shkak prejardhjes sllovene dhe dy për shkak të komunizmit dhe marksizmit . Nostalgjia është edhe për shkak të Jugosllavisë dhe kjo e bënë nostalgjinë aktuale kur shihen qëndrimet e Serbisë në raport me dialogun që ka me Kosovën dhe krejt këto marrin kohë, kur ju doni që çështje t‘i zgjidhini me dialog me marrëveshje, se s’marrin kohë kur i zgjidhni me luftë”, pohoi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi gjithashtu tha se qytetarët në Maqedoni dhe opozita maqedonase duhet të marrin shembull shtetet si Danimarka, Suedia e Holanda që të jemi sa më afër inkuadrimit të plot në BE.